Kavajë, aksident i rëndë, dy viktima dhe të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmje në Kavajë, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë nga një aksident automobilistik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmje në Kavajë, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë nga një aksident automobilistik.

Një automjet tip Benz, që lëvizte me shpejtësi, ka përplasur një grua me dy fëmijët e saj, teksa po kalonin në rrugë, raporton Top Channel.

Paraprakisht deklarohet nga burime spitalore se gruaja ka humbur jetën, si dhe një nga të rinjtë që udhëtonin me automjetin e aksidentit.

Dëshmitarët thonë se makina ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në trotuar, duke përplasur gruan që lëvizte me fëmijët e saj.

Viktima tjetër ka qenë pasagjer në mjet. Në gjendje të rëndë është dhe drejtuesi i automjetit, që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë.