Katari paralajmëron tërheqjen nga OPEC

“Vendimi për t’u tërhequr nga OPEC ështe thjesht teknik dhe strategjik dhe nuk ka të bëjë me arsyet politike”, tha al-Kaabi

Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, ka deklaruar se vendi i tij do të tërhiqet nga Organizata e Vendeve Eskportuese të Naftës (OPEC) që nga janari i vitit të ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media, al-Kaabi tha se vendimi vjen pasi Katari shqyrtoi mënyrat në të cilat do të përmirësonte gjendjen e saj globale dhe se vendi i tij planifikon strategjinë e saj afatgjate.

“Vendimi për t’u tërhequr nga OPEC ështe thjesht teknik dhe strategjik dhe nuk ka të bëjë me arsyet politike”, tha al-Kaabi, duke iu referuar bllokadës së udhëhequr saudite në Katar.

Katari është anëtare e OPEC-ut që nga viti 1961.

Shteti i Gjirit prodhon 650 mijë fuçi nafte në ditë dhe është eksportuesi numër një në botë i gazit natyror të lëngshëm.

Në qershor të vitit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini së bashku ndërprenë lidhje me Dohën dhe vendosën një embargo tokësore, ajore dhe detare në shtetin e Gjirit.

Aksi i udhëhequr saudit akuzon Dohën për mbështetje të grupeve terroriste në rajon, akuza të cilat Katari i mohon fuqishëm.