Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së vendosi e shumicë votash për rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës.
Kandidati për Rrogozhinën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, e konsideroi vendimin e KAS si të padrejtë dhe të njëanshëm. Sipas tij, është e paprecedentë që të shpallen të vlefshme votat që kanë pasur shënime.
Ndërsa, Ivi Kaso paralajmëroi se vendimin e KAS do ta dërgojë në Kolegj Zgjedhor.