Karikimi wireless i makinave mbërrin në verë për modelet BMW

Debutimi i teknologjisë së karikimit wireless për makinat elektrike shkaktoi emocion vitin e kaluar kur u prezantua nga BMW.

Mjafton që të vendosnit makinën mbi një disk “magjik” elektriciteti dhe bateria e saj karikohej për dy orë.

Kjo teknologji do të mbërrijë kohë përpara se kemi imagjinuar. Marka i e makinave elektrike të BMW prezantoi GroundPad i cili mund të instalohet brenda ose jashtë.

Duke kaluar mbi të, GroundPad gjeneron një fushë elektromagnetike duke karikuar baterinë në voltazh të lartë.

Për momentin ofrohet vetëm për BMM 530e iPerformance, makinë e cila karikohet në tre orë e gjysmë.

Sistemi fiket automatikisht kur mëson se makina është e karikuar plotësisht.

BMW thotë se karikimi induktiv është edhe më i thjeshtë se karikimi elektrik përmes kabllove.

Prodhimi i makinave dhe GroundPad me këtë teknologji nisë në Korrik në Gjermani. /Auto Ekspress