Kapet me kokainë shqiptari në Itali, “kamuflohej” me fëmijën 3 vjeç

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me kokainë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte marrë një fëmijë 3-vjeçar për të hequr dyshimet e policisë, ndërkohë që do të takonte një klient për ti shitur drogën, transmeton Ora News.

Por policia e Venecias mbërriti në vendin e takimit përpara se të bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

Sapo ka parë policinë, shqiptari ka tentuar të hedhë një celuar, por u ndalua menjëherë. Na çantë ai kishte 400 euro dhe disa doza kokaine.

Më pas policia i kontrolli edhe banesën, ku iu gjetën doza të tjera kokainë dhe 36 euro.

Pas arrestimit shqiptari u dërgua në burgun e Venecias.