Kapen 3 grabitësit e “Exchange”-t në Fier, plagosen pronari i pikës së këmbimit dhe i afërmi i tij

Bilanci njerëzor i grabitjes në pikën e këmbimit valutor në Fier është i rëndë pasi 2 persona janë plagosur, por 3 autorët kanë përfunduar në pranga.

Të arrestuarit janë; Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë, Lulëzim Demiraj banues në Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier.

Gjatë grabitjes 2 per tyre janë futur brenda në pikën e këmbimit ku plagosën dhe pronarin, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t’u larguar.

Pronari Gëzim Hoxha 64-vjeç u plagos ndërsa njëri nga autorët qëlloi me armë zjarri automatik. Gjatë këtij momenti ka mbetur i plagosur edhe i afërmi i tij, Agur Venozi 53-vjeç.

Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën ndërsa 3 autorët kanë përfunduar në pranga disa minuta pas ngjarjes.

Policia i sekuestroi edhe çantën me para që grabitën në pikën e këmbimit valutor.

/27.al/