Kaosi në seancën plenare të së hënës, përjashtohet me 30 ditë Flamur Noka

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin lidhur me deputetët e opozitës të cilët u përfshinë në tensionet në seancën plenare të zhvilluar të hënën.

Deputeti Flamur Noka është përjshtuar me 30 ditë nga punimet në Kuvend, duke qenë kështu deputeti i përjashtuar për një kohë më të gjatë nga deputetët e tjerë.

Gjithashtu Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për të përjashtuar me 20 ditë deputetin Bledjon Nallbati dhe me 5 ditë deputetin Saimir Korreshi.