“Kanë bërë një akt të turpshëm”, Berisha denoncon qeverinë: I kanë marrë ryshfet Italisë duke i premtuar se do të votojnë për…

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se i kanë premtuar Italisë së do të votojnë për ekspozitën botërore të vitit 2030, duke i marrë sipas tij “rryshfet”.

Kreu i PD, tha më tej se këtë informacion e ka nga një burim i sigurtë.

“Na thoni pak për rrugën Qafë Plloç-Qukës? Që u del mosbashkimi me metra të tëra, se vidhni dhe vetëm vidhni. E dini ç’kanë bërë së fundmi? Një akt të turpshëm që s’e bën asnjë shtet.

I kanë premtuar Italisë me shkrim zonjëza se do të votojnë për ekspozitën botërore në 2030. Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen. Ca fytyrë keni ju si qeveri? E kam burim të sigurtë! Histori turpi. Ia keni dhënë me shkrim. Kënaqeni me ryshfetin në xhep, ju e turpëroni këtë vend, ndaj dhe shqiptarët ikin se e shofin që e keni bërë një vend të pavlerë, ndërsa për vete jetoni si Sulltan. Data 12 po afron dhe po vazhduat kështu protesta tjetër do të jetë para Kuvendit. Prandaj ia mbath ai, ikën se i numërohen vjedhjet, por dhe ju jeni bashkëvjedhës nëse nuk i denonconi këtu”, deklaroi Berisha.