Kandidatë që nuk japin shpresë ndryshimi

Nga Redi Shehu

Për pak ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do përballen me zgjedhjet presidenciale. Gjithmonë këto zgjedhje kanë tërhequr vëmendjen globale për shkak të vetë influencës që ky shtet ka. Kësaj radhe vëmendja është akoma më e madhe, sepse këto zgjedhje nuk janë thjesht një palë zgjedhje rutinë në historinë 250 vjeçare të këtij shteti, por janë zgjedhje që do të pëcaktojnë sa Sh.BA-të do jenë një entitet unik jashtë përçarjes dhe sa do arrijnë të ruajnë inflencën e tyre kudo në botë. Pas fazës së parë, e cila tregoi një fare degradimi me kandidatët stërgjyshëror Biden-Trump, faza e dytë pas konventës së Demokratëve përcaktoi  Kamala Harris si kandidate e tyre duke i shpëtuar këta të fundit jo vetëm nga humbja spektakolare por edhe nga turpërimi.

Që nga kandidatura e Harris për presidente të SHBA-ve, e cila do te ishte e para presidente grua në historinë amerikane, e deri në këto ditë pragzgjedhjesh, sondazhet tregojnë për një garë të egër kokë më kokë mes Trumpit dhe Harris. E gjithë kjo e lë të hapur mundësinë e fitores se secilit. Tump vjen në këto zgjedhje pas një kalvari të gjatë akuzash dhe proçesesh gjyqësore të cilat për nga numri dhe akuza penale e bënë të parin president të SH.B.A-ve të përballet me to. Gjithashtu ish-presidenti Trump konkuron në këto zgjedhje duke i mbijetuar të paktën tre atentateve të dokumentuara gjatë këtij viti elektoral, njëri prej të cilëve ishte në kufinjtë e katastrofës.

E gjithë kjo tregon për pikën e vlimit në të cilën ndodhet shoqëria amerikane, e ndarë pothuaj në mënyrë preçise në dysh, me një kohezion politiko-racor pothuaj të humbur dhe me një pikëpamje për atë çka ndodh në botë,  antagoniste për secilën pale. Ngushtësia e rezultatit në sondazhe nuk është një lajm i mirë për periudhën post zgjedhore, ngase humbësi do të akuzojë palën tjetër për manipulim dhe vjedhje të zgjedhjeve. Këtë na e demonstroi më së miri  presidenti Trump në mbarimin e mandatit të parë, gjë që e  ka përmendur se do ta bëjë përsëri nëse humb zgjedhjet per mandatin e dytë. Një skenë aspak tipike për zgjedhjet e shtetit model për demokracinë në botë, por që simptomat e para të një bjerrjeje të këtyre standarteve, kanë filluar të duken haptazi.

Ajo që është më e rëndësishme  se sa ndikimi i brëndshëm  i këtyre zgjedhjeve, është si se do të jetë rezonanca e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në një botë ku fuqia amerikane ndodhet në pikën më të ulët të saj pas rënies së Bashkimit Sovietik në vitet ‘90 dhe kur luftra si ajo e Ukrainës dhe gjenocidi Izraelit në Palestinë, së bashku me aleanca të reja politike, ekonomike dhe ushtarake si BRICS, janë duke rifomatuar rendin aktual botëror. 

Këto dekadat e fundit menjëherë pas mbarimit të luftës së ftohtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur një dhe vetëm një objektiv primar, konkurentin më të madh dhe më të fuqishëm tregtar, Kinën. Nuk është në të vërtetë kërcënim më i madh Rusia se sa Kina kur bëhet fjalë për dominimin ekonomik në botë. Prandaj. SH.B.A-të kanë pasur në fokus të tyre gjithmonë përballjen ekonomike  me Kinën. Për këtë arsye, gjatë presidencës Trump, pamë një sërë masash të cilat çonin në kufizmin drastik të importeve nga Kina, ndëkohë që në presidencën Biden këto masa ishin më të relaksuara. Por ajo që po ndodh më luftrat e fundit si në Ukrainë ashtu edhe në Palestinë, fokusi i SH.B.A-vë ndaj Kinës është shpërqëndruar ndjeshëm.

Sipas John Mearsheimer, një ndër figurat më eminente të gjeopolitikës botërore, ndër profesorët më me emër amerikanë, shprehet se, që SH.B.A-të të rifokusohen ndaj Kinës do të duhet të kenë situatën me Rusinë dhe me Lindjen  e Mesme në një qetësi të atillë sa që të mos pengojnë, objektivat e saj në Azinë e Largët. Administrata Biden dështoi të krijojë këtë atmosferë paqeje në këto zona. Sipas shumë analistëve ndërkombëtarë, këmbëngulja deri në histeri e  Shtëpisë së Bardhë për të provokuar Rusinë përmes futjes së Ukrainës në NATO, rezultoi aspak në dobësimin e Rusisë duke e tërhequr në një luftë me Ukrainën, por solli copëtimin e kësaj të fundit dhe forcimin ekomomik të  Rusisë në riorientimin e rrugëve të hidrokarbureve duke humbur peshën e  dedollarizuar vende të tëra, si dhe politikisht shtrëngimin e radhëve të frontit anti-amerikan përmes BRICS-it.

Dështimi i dytë i administatës Biden ishte në ndezjen e Lindjes së Mesme jo vetëm duke mos frenuar gjenocidin izraelit ndaj palestinezëve, por duke furnizuar edhe sot e kësaj dite me të gjitha armatimet me shfarosëse autorët e këtij gjenocidi. Kjo, solli kalimin nga një konflikt brënda territoreve palestineze në një luftë rajonale tashmë të qartë. Padëshira e shitur si paaftësi për të frenuar masakrat izraelite e kanë kthyer Lindjen e Mesme sot në vatrën më të nxehtë të zjarrit me potencial për t’u transforuar në një konflikt edhe më të gjërë.

Pra, sot SH.B.A në prag të zgjedhjeve ndodhet përballë dy telasheve të mëdha që sapo i përmendëm të cilat i japin Kinës të gjitha avantazhet për të vazhduar e qetë në ekspansionin e saj. Kandidati republikan Trump, flet për zgjidhje ndaj luftës Ukraninë- Rusi e cila në fakt është luftë Perëndim-Rusi, zgjidhje siç thotë ai, brënda pak ditësh. Ndërsa kur flet për zgjidhjen e luftës Izrael me palesinezët, ai këtu ka parasysh thellimin dhe ekstremizimin e mbështetjes amerikane ndaj Izraelit me shpresë së shfarosja të marrë fund shpejt. Në të dyja këto qasje që janë edhe më problematike se ato të administratës Biden, duken gjasat se SH.B.A-të do të ngecin në këto dy luftra pa pasur mundësinë të ushtrojnë presion ndaj Kinës. Përkundrazi do jetë kjo e fundit e cila në aelancën e re me Rusine dhe vendet e BRICS do shtyjë SH.B.A drejtë tërheqjes së influences së saj.

Po kështu, gabimet e administratës Biden në Mesdhe, duke mos kuptuar rolin e Turqisë, dhe ndezjen e fërkimeve me Greqine duke e armatosur këtë të fundit kundër një aleati të NATOS, nuk shërbejne për një qetësim të rajonit. Ashtu edhe në Ballkan, përkëdhelja ndaj Serbisë dhe ngecja e satusit të Kosovës afër kurrkundit, e bëjnë konfiktin të jetë akoma më prezent. Nga ana tjetër, Trump nuk është se paraqet një zgjidhje të qartë dhe me terma konkrete për Kosovën. Mos të harrojmë marrëveshjen e 2020-tës mes Kosovës dhe Serbisë të firmosur në presidencën Trump, e cila më shumë ishte një karikaturë se sa një etapë konkrete dhe dobiprurëse.

Zgjedhjet amerikane të fillim Nëntorit, paraqesin alternativa të cilat nuk japin shpresë në këtë botë gjithnjë e më të komplikuar. Ata nuk japin shpresë edhe për vetë natyrën e brëndshme të problemeve amerikane. Ajo që ngelet për t’u parë është se si do të sillen kandidatët ditën e nesërme të zgjedhjeve. A do të mbajnë standartin e përhershëm të një demokracie të vjetër, apo do të degradojnë në formatin e dhunshëm të vendeve në tranzicion.