Kanceri i gjirit, diagnostikohet për 5 minuta

Kanceri i gjirit është forma më e përhapur e kancerit te gratë në të gjithë botën me rreth 1.7 milion diagnostikime çdo vit, sipas Qendrës Kërkimore të Kancerit të Gjirit. Për këtë arsye një ‘armë’ e re është krijuar e cila mund të jetë parandaluese e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

E njohur si iBreastexam, kjo pajisje pa kabllo e cila mund të mbahet në dorë dhe mund të dallojë qelizat kanceroze për vetëm 5 minuta dhe nuk shkakton as dhimbje dhe as rrezatim të dëmshëm. Sipas New York Times, kjo pajisje revolucionare është shpikur nga Mihir Shah i cili vërehu se kjo ishte shumë e nevojshme në Indi, ku në çdo dy gra të cilat diagnostikohen me kancer gjiri njëra do të humbë jetën, shkruan “Daily Mail”.

Jo vetëm në Indi por edhe kudo në botë mungesa e diagnostikimit të hershëm çon shpeshherë në vdekje. Përfshirja e iBreastExam në kontrollet e grave mbarë botës do të ndihmojë komunitetin mjekësor të ndihmojë të gjitha gratë që kanë nevojë. Ndërsa Dr.Ari Brooks nënvizon se kjo pajisje nuk do ta zëvendësojë mamografinë e cila mbetet kontrolli standard në këtë fushë, ai përsëri pranon se kjo pajisje do të shërbejë si një masë parandaluese për gratë e të gjitha moshave./ATSH