Kanadaja legalizon kanabisin

Akti Kanabis kaloi me 52 vota pro dhe 29 kundër ditën e martë. Ky ligj kontrollon dhe rregullon mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet.

Në Kanada është legalizuar kanabisi.

Parlamenti i këtij vendi ka miratuar ligjin që legalizon këtë substancë narkotike, shkruan BBC.

Akti Kanabis kaloi me 52 vota pro dhe 29 kundër ditën e martë. Ky ligj kontrollon dhe rregullon mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet.

Kanadaja bëhet shteti i parë i G7-ës që legalizon përdorimin kanabisit për qëllime mjekësore, një premtim parazgjedhor i kryeministrit liberal Justin Trudeau.

Kanadezët do të mund të blejnë dhe konsumojnë kanabis ligjërisht duke nisur që nga muaji shtator.

Pas Uruguajit në vitin 2013, Kanadaja bëhet vendi i dytë në botë që ligjëron kanabisin.

Zotërimi i kanabisit u konsiderua krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i marijuanës.

Në vitin 2015 mendohet se kanadezët kanë shpenzuar 6 miliardë dollarë kanadezë (4,5 miliardë dollarë amerikanë) për kanabis, pothuajse aq sa kanë shpenzuar edhe për verë.

Sipas dispozitave të reja, kanadezët e rritur do të jenë në gjendje të posedojnë deri në 30 gram kanabis të thatë ose të freskët, të cilat mund të marrin nga tregtarët e licencuar dhe ligji u lejon atyre të rrisin vetëm deri në katër fidanë të kësaj bime.