“Kampionati Botëror përfundoi, fillon Kampionati Evropian”

Pas ndeshjeve të çerekfinales në Kampionatin Botëror 2018 që po organizohet në Rusi, Botërori u transformua në "Kampionat Evropian"

– Për herë të pestë të pas viteve 1934, 1966, 1982 dhe 2006 të gjithë gjysmëfinalistët në Kampionatin Botëror përbëhen nga ekipet evropiane, shkruan Anadolu Agency (AA).

Pas ndeshjeve të çerekfinales në Kampionatin Botëror 2018 që po organizohet në Rusi, Botërori u transformua në “Kampionat Evropian”.

Kombëtarja e Francës, duke fituar në përballjen me Uruguajin me rezultat prej 2-0 u bë gjysmëfinalistja e parë. Franca për herë të 6-të në historinë e saj arriti, ndërsa u bë ekipi i katërt që arriti më së shumti sukses të kualifikohet në këtë raund pas Gjermanisë (13), Brazilit (11) dhe Italisë (8).

Ndërsa Belgjika e cila e eliminoi favoritin e kampionatit Brazilin me rezultat prej 2-1, serinë e pathyeshmërisë e rriti në 24 ndeshje. Belgjika me këtë për herë të dytë pas vitit 1986 u radhit në mesin e katër ekipeve më të mirë.

Edhe Anglia e cila fitoi ndaj Suedisë me 2-0, për herë të tretë hyri në mesin e katër më të mirëve pas viteve 1966 dhe 1990.

Gjithashtu edhe Kroacia e cila merr për herë të 5-të pjesë në Kampionatin Botëror, për herë të dytë u kualifikua në gjysmëfinale. Kroacia mbrëmë luajti përballë nikoqirit, Rusisë, ku pjesa normale e ndeshjes përfundoi me 1-1, ndërsa në kohën shtesë rezultati u bë 2-2. Kroacia në penalti fitoi me 4-3, ndërsa për herë të dytë pas Francë 1998 arriti të kualifikohet në gjysmëfinale.

– Ndodhi 5 herë në 21 kampionate

Me këto rezultate për herë të pestë pas Kampionateve Botërore të viteve 1934, 1966, 1982 dhe 2006, që organizohet për herë të 21, të gjithë gjysmëfinalistët dolën nga kontinenti evropian. Gjithashtu tërhoqi vëmendjen se të gjithë 5 kampionatet e mëparshme me gjysmëfinalistë evropian ishin organizuar në Evropë.

Evropa është para Amerikës së Jugut me 11-9, ndërsa garantoi që të fitoj kampionatin për herë të 12-të.

Vitet ku ekipet evropiane luajtën gjysmëfinale janë si më poshtë:

Viti Pritës Kampion Finalist Vendi i tretë Vendi i katërt
1934 Italia Italia Çekosllovakia Gjermania Austria
1966 Anglia Anglia Gjermania Perëndimore Portugalia Bashkimi Sovjetik
1982 Spanja Italia Gjermania Perëndimore Polonia Franca
2006 Gjermania Italia Franca Gjermania Portugalia
2018 Rusia Gjysmëfinalistët
Franca Belgjika Kroacia Anglia