Kambio automatike apo manuale, avantazhet dhe disavantazhet

Megjithatë pyetja që ngrijmë është kë të zgjidhni, kambion manuale apo automatike? Kjo pyetje merr edhe shumë rëndësi kur kujtojmë se kambioja automatike sjell me vete kosto ekstra për makinën.

Kambiot automatike kanë një mori emërtimesh të ndryshme për efekte marketingu. Ju mund të blini një Volkswagen me kambio DSG, ose një Porsche me tiptronic, ose një makinë me kambio CVT apo me kambio gjysmë automatike.

Por çfarë nënkuptojnë këto emërtime dhe pse duhet ti dini?

Jo shumë kohë më parë kambiot automatike ishin të disponueshme vetëm për makinat luksoze dhe të shtrenjta ndërsa sot konsumatorët mund të përzgjedhin nga një mori kambiosh automatike të dispoueshme edhe tek makinat e lira.

Megjithatë pyetja që ngrijmë është kë të zgjidhni, kambion manuale apo automatike? Kjo pyetje merr edhe shumë rëndësi kur kujtojmë se kambioja automatike sjell me vete kosto ekstra për makinën.

Nga ana tjetër ju mund të keni një preferencë personale me kambiot manuale të cilat ju bëjnë të ndiheni më në kontroll të makinës, ose mund të keni një patentë e cila ju lejon vetëm përdorimin e makinave me kambio automatike.

Në këtë artikull do të elaborojmë avantazhet dhe disavantazhet e secilës prej kambiove.

Kambiot manuale

Pjesa më e madhe e makinave të shitura dhe në qarkullim në mbarë botën vinë me kambio manuale dhe ky është edhe opsioni standard për çdo makinë që hyn në prodhim.

Shumë makina me kosto të ulët kanë pikërisht këtë lloj kambioje si opsion standard ndërsa ka prej atyre entuziastëve të cilët kur blejnë një makinë sportive të shtrenjtë preferojnë kambio manuale.

Sot shumica e kambiove manuale kanë gjashtë marshe, pesë apo edhe katër një dekadë më parë. Disa prej tyre kanë edhe shtatë marshe si Porsche 911 apo Chevrolet Corvette edhe pse të dyja kushtojnë shumë.

Friksionin e operoni me këmbën tuaj ndërsa kur shikoni një reklamë ku shitet një makinë me gjashtë marshe, mbani mend se bëhet fjalë për marshet përpara dhe jo marshin pas.

Marshet vendosen sipas modelit “H”. Në makinat me pesë marshe, marshi pas vendoset duke shtypur ose tërhequr levën marshit.

Në një makinë me kambio me gjashtë marshe do tu duhet të shtypni levën e marshit dhe ta zhvendosni anash. Për shembull disa Volkswagen operojnë kështu por manuali i makinës është udhëzuesi më i mirë për ju.

Shprehja “gjysmë-automatike” do të thotë se ju mund ti ndërroni marshet manualisht por friksioni menaxhohet nga makina duke u lënë akses vetëm në pedalet e gazit dhe të frenave.

Andaj një kambio gjysëm automatike është më shumë automatike sesa manuale.

Kambiot manuale: avantazhe dhe disavantazhet

“Avokatët” e këtyre kambiove shprehen se drejtuesi është më në kontroll të makinës me kambio manuale sepse përzgjedh marshin që dëshiron të përdorë.

Gjithashtu kërkohet më shumë ndërveprim të shoferit duke të dhënë një ndjesi të një lidhjeje të ngushtë mes njeriut dhe makinës.

Nga ana tjetër kambioja manuale është më e lodhshme sesa ajo automatike sidomos në kushtet e një trafiku të lartë.

Përzgjedhja e komplikuar e marsheve dhe kontrolli i friksioni janë aty për tu prishur rehatinë.

Disa prodhues makinash kanë filluar të distancohen nga kambiot manuale duke ofruar ato automatike si opsion standard. Kjo bëhet edhe për të ulur konsumin e karburantit sepse kambiot e fundit me dopjo friksion ulin djegien e karburantit dhe prodhojnë më pak CO2 sesa kambioja manuale.

Kambiot automatike

Kambiot automatike janë të përdorim prej të paktën 70 vitesh dhe gjatë kësaj kohe kjo teknologji është perfeksionuar edhe më shumë por principi ngelet i njëjti.

Ju keni katër opsione: Park (P), Neutral(N), Reverse(R) dhe Drive(D). Ato përzgjidhen ose me anë të një leve marshesh, me një çelës apo me një buton.

Shumica e kambiove automatike mundësojnë kontrollin manual të marsheve ose përmes levës së marsheve ose përmes butonave në timon.

Kambiot automatike: avantazhet dhe disavanatzhet

Shumë njerëz i pëlqejnë kambiot automatike për komfortin dhe lehtësinë e përdorimit të tyre. Mjafton të kalonin kambion në “D” dhe të mos shqetësoheni më për asgjë.

Shumë drejtues janë të kënaqur edhe me kambiot tradicionale automatike të cilat ofrojnë një eksperiencë të kënaqshme.

Megjithatë makinat me kambio automatike kanë për tendencë të konsumojnë më shumë se ato manuale. Entuziastët mund të ndihen të kufizuar në përdorimin e makinës së tyre.

Edhe pse shumica e kambiove automatike kanë një buton “Kick Down” në pedalen e gazit që i tregojnë kambios të zbresë marshin, të tjerët kanë butonë dhe leva në timon për ndryshimin manual të marsheve.

Kambiot automatike nuk reagojnë aq shpejt ndaj komandave sa ato manuale.

Kambiot me dopjo friksion

Kjo kategori kambiosh operon njëlloj si një kambio automatike kur marshet ndërrohen pa ndërhyrjen e drejtuesit por gjithashtu mund të përdoren si kambio manuale.

Edhe pse kanë dy friksionë, një pedale e tillë nuk ofrohet kjo sepse drejtuesit do e kishin të vështirë ti operonin të dyja.

Zakonisht kambiot me dopjo friksion menaxhohen duke lëvizur levat majtas ose djathtas kur leva e marshit është në pozicionin “D”.

Kështu drejtuesi mund të përzgjedhë manualisht marshin që dëshiron.

Kambiot CVT

Kambiot CVT ofrojnë një eksperiencë drejtimi shumë të ëmbël. Continously Variable Transmission (CVT) ishte një ide e Leonardo da Vinçi në shekullin e 15-të dhe u patentua për herë të parë në 1886.

Edhe pse është një ide e vjetër, nuk është e keqe. Kjo kambio nuk ka marshe vetëm lëvizje të vazhdueshme.

Kambiot CVT kanë të përbërje dy kone të lidhura bashkë nga një zinxhir ose rrip shumë i fuqishëm. Ndërsa konet afrohen ose largohen, rripi zgjerohet ose ngushtohet.

Kambiot e makinave elektrike

Makinat plotësisht elektrike përdorin motorë elektrikë dhe nuk kanë nevojë për kambio. Këto motorë ofrojnë fuqi të menjëhershme ndërsa funksionimi është krejtësisht ndryshe nga motorët me djegie të brendshme.

Ndërsa teknologjia elektrike dhe hibride evoluon, vija ndarëse mes motorit dhe kambios pritet të eliminohet. /Auto Ekspress