Kaloi momentin mes jetës dhe vdekjes në fushën e blertë, Eriksen rikthehet më i fortë

Momentin kur mesfushori danez Christian Eriksen ra në tokë pasi pësoi arrest kardiak në mes të fushës, bota nuk do ta harrojë aq lehtësisht, por për futbollistin ajo ditë i ka ndryshuar 360 gradë jetën.

Tani, ish-lojtari i Interit, i cili do të mbushë 30 vjeç për pak ditë, ka dhënë një

Në një intervistë në faqen zyrtare të klubit të tij të ri, aio tha se jeta e tij ka ndryshuar që nga ai 12 qershor në Kopenhagen.

“Do t’i rikthehesha futbollit ngadalë-ngadalë. Para së gjithash, kishte shumë analiza për të parë se si reagonte zemra sërish gjatë stërvitjes.

Për fat të mirë, asgjë nuk ndodhi kështu që gjithçka ishte mirë. Edhe me këtë gjendje, nuk ka kufij. Mund të vrapoj, notoj në zhytje të thellë ose çfarëdo tjetër, kjo varet vetëm nga diagnoza dhe si ndihesh. Tre muajt e parë, nuk bëra asgjë, por më pas 3-4 muajt e fundit kam bërë programin e rehabilitimit.

Ishte e vështirë të shihje ndeshjet në fillim sepse gjithmonë mendon se dëshiron që të jesh atje. Kam qenë në gjendje të prek topin, kam “nuhatur” barin, këpucët e futbollit janë veshur dhe gjithçka fillon të kthehet brenda teje, emocionet e stadiumit, tifozët, ekipi gjithçka. Sfida ishte më shumë për të kapërcyer atë që ndodhi në të vërtetë.

Dëshiron të kthehesh në normalitet, por për mua, normalja ishte të luaja në Itali, por nuk më lejuan ta bëja këtë. Kështu që, normalja duhej të ndryshonte. Kam mundësinë t’i rikthehem një jete normale në Brentford.

Ky është qëllimi im të shihem sërish si Eriksen, një futbollist elitar dhe e dija që një ditë do të luaja sërish. Më kanë dhënë dritën jeshile mjekët, dhe jam në gjendje të luaj. Sigurisht, do ta kem gjithmonë me vete dhe të gjithë do të kenë kujtimin e asaj që ndodhi, por tani është koha për të krijuar kujtime të reja dhe për të parë përpara”, përfundoi Eriksen.

Nesër Brentford luan kundër Manchester Cityt 20:45 në Etihad dhe mbetet për t’u parë nëse Thomas Frank vendos taa fusë Eriksen, i cili tashmë ka përfunduar seancat e para stërvitore.