Kalaja e Rozafës dhe historia e saj është një atraksion jo vetëm për qytetarët shkodranë apo shqiptarë, por edhe për turistët që vijnë të vizitojnë Shkodrën.
Natyrisht që vizitorët kanë qenë të shumtë çdo herë e aq më tepër në stinën e verës ku turizmi njeh edhe rritje maksimale të vizitorëve.
Ka pasur një rritje shumë të madhe të turistëve edhe këtë sezon që e kanë vizituar Kalanë Rozafa, në krahasim me vitin 2017.
Majlinda Laçaj, drejtorja e DRKK ka publikuar nje postim e cila bën me dije se Kalaja e Rozafës me numër rekord vizitorësh, ku për periudhën Janar-Korrik 2018 ka arritur një shifër prej 58.241 vizitorësh nga të cilët 24.347 janë vizitorë vendas, 17.789 janë vizitorë të huaj, 16.105 kanë përfituar nga hyrjet falas në kala në datat e përcaktuara sipas udhëzimit të Ministrisë së Kulturës.
Për këtë numër të madh vizitorësh kanë qenë edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila ka postuar një video që i dedikohet Kalasë së Rozafës më mbishkrimin “Se Shkodra është dashni, befason Rozafa me numrin e të dashuruarve me Kalanë e saj”.
Por, përveç Ministres së Kulturës dhe drejtores së DRKK ka qenë edhe ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ku edhe ai në faqen e tij zyrtare ka shpërndarë një postim të cilin e shoqëron me diçiturën “Kalaja e Rozafës është një nga sitet turistike më të vizituara. 35 614 vizitorë më shumë se një vit më parë…”./TRT