Kajro, vriten pesë anëtarë të Vëllazërisë Muslimane

Pesë anëtarët e vrarë të Vëllazërisë "kishin planifikuar të kryenin një sërë sulmesh terroriste kundër institucioneve shtetërore dhe personelit ushtarak dhe policor"

Në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë në Kajro janë vrarë të paktën pesë pjesëtarë të Vëllezërisë Muslimane, grupi të cilin pushteti i Egjiptit e ka shpallur të jashtëligjshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Brendshme e Egjiptit thuhet se pesë anëtarët e vrarë të Vëllazërisë “kishin planifikuar të kryenin një sërë sulmesh terroriste kundër institucioneve shtetërore dhe personelit ushtarak dhe policor”.

Ministria bën të ditur se ka bastisur strehimoren e tyre në lagjen Obour të Kajros, ku si pasojë të shkëmimit të zjarrit u vranë personat në fjalë, por pa dhënë detaje shtesë.

Egjipti është kapluar nga një krizë e thellë politike, si pasojë e grusht shtetit ushtarak të vitit 2013 me të cilin u përmbys presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi.