Kabul, shpërthim pranë aeroportit pas aterimit të zëvendëspresidentit afgan

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një shpërthim në afërsi të aeroportit të Kabulit në kohën kur zëvendëspresidenti afgan Rashid Dostum sapo kishte ateruar në kryeqytet pas një udhëtimi në Turqi

Pak kohë pas aterimit të avionit me të cilin udhëtonte zëvendëspresidenti i parë i Afganistanit, Rashid Dostum, në relacionin Ankara-Kabul, në afërsi të aeroportit të kryeqytetit afgan ndodhi një shpërthim, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit njoftoi se në shpërthim kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa janë plagosur 48 të tjerë.

Zyrtarët shprehën shqetësimin se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.

Një nga këshilltarët e Dostum tha për AA tha se mes të vdekurve gjenden edhe turprojat e zëvendëspresidentit të parë afgan, Dostum.

Dostum qëndroi për një kohë në Turqi, ndërsa në aeroport kishin dalur disa zyrtarë lokalë dhe përkrahësit e tij për ta mirëpritur. Shpërthimi ndodhi menjëherë pas nisjes së autokolonës në të cilën ndodhej Dostum.

Pas incidentit, Dostum tha për gazetarët se në shpërthimin që ndodhi si rezultat i një sulmi vetëvrasës, sipas vlerësimeve të para nëntë persona nga punonjësit e sigurisë të cilët e mbronin atë kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe të plagosur.