Juventusi ka 3 lojtarë të infektuar, por lojtarët nuk zbatojnë rregullat e vetëizolimit

Analistët, tifozët e madje edhe avokatët kanë reaguar me zemërim ndaj këtyre veprimeve të lojtarëve të Juventusit, duke ngritur në dyshim arsyet se pse po lejohen ata të largohen nga Italia që është e vendosur në karantinë.

Douglas Costa është bërë futbollisti i fundit i Juventusit që është larguar nga Italia, përkundër që s’e përfundoi procesin e vetizolimit për 14 ditë. Ky veprim cilësohet kontrovers pasi që tre bashkëlojtarë të tij në Juventus veçse kanë testuar pozitivë për koronavirus.

Gonzalo Higuain u përball me kritika të shumta kur mori leja nga klubi bardhezi për të udhëtuar në Argjentinë këtë javë, e më pas shembullin e tij për t’u largua nga Italia e ndoqën edhe Miralem Pjanic dhe Sami Khedira.

Tani, burime të shumta të mediumeve italiane kanë raportuar se edhe Douglas Costas i është dhënë leje nga klubi për t’u larguar nga Italia dhe për t’u kthyer në vendlindjen e tij, në Brazil.

Analistët, tifozët e madje edhe avokatët kanë reaguar me zemërim ndaj këtyre veprimeve të lojtarëve të Juventusit, duke ngritur në dyshim arsyet se pse po lejohen ata të largohen nga Italia që është e vendosur në karantinë.

Vendimi i Juventusit dhe autoriteteve italiane për ta lejuar largimin e tyre nga Italia është kritikuar edhe më shumë shkaku se tashmë tre lojtarë të Juventusit kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19.

Më 11 mars Daniele Rugani u bë lojtari i parë i Serisë A që u infektua me koronavirus, ndërsa pak më vonë u njoftuar për infektimin edhe të bashkëlojtarit të tij, Blaise Matuidi. Ndërsa, sot Paulo Dybala lajmëroi se edhe ai dhe e dashura e tij kanë dalë pozitivë në këtë test. /Express