Juve, Roma dhe Inter e mbyllin me fitore vitin 2018, ngec Lazio

Interi e mbyll me fitore, Lazio ndalet në barazim, Atalanta triumfon me goleadë. Cristiano Ronaldo dhe VAR, Juventus e mbyll vitin me fitore...

Tjetër sukses minimal për Interin në Serinë A. Skuadra zikaltër, vetëm tri ditë pas fitores me polemika ndaj Napolit, triumfoi me të njëjtin rezultat 1-0 edhe në transfertën e Empolit. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Keita Balde në minutën e 72-të, me një goditje pa shumë pretendime, por që përfundoi në cepin e portës, aty ku nuk mund ta arrinte Provedel.

Lazio nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Olimpico” ndaj Torinos, duke i dhënë mundësi Romës që të renditet vetëm dy pikë më pas në klasifikimin e Serisë A. Andrea Belotti realizoi me 11-metërsh golin e epërsisë së përkohshme të torinezëve në fund të pjesës së parë, ndërsa në Milinkovic-Savic barazoi në të 62-ën. Bardhekaltrit ushtruan presion të vazhdueshëm për të gjetur golin e fitores, pa mundur të tundin për herë të dytë rrjetën e Sirigu. Të dyja skuadrat e mbyll ndeshjen me nga 10 lojtarë, pas ndëshkimit të Marusic dhe Meite me kartonë të kuq.

Roma përfitoi nga ndalesa e Lazios, duke triumfuar 0-2 në fushën e Parmës me dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Cristante dhe Under.

Atalanta me Etrit Berishën në portë shkatërroi 2-6 jashtë fushës së saj Sassuolon, Udinese-Cagliari përfundoi 2-0, Genoa-Fiorentina 0-0 dhe Chievo.

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë në sfidën e fundit të Juventusit për vitin 2018, duke ndihmuar bardhezinjtë të mbyllin vitin me fitore, pasi triumfuan me rezultatin 2-1 përballë Sampdorias në “Allianz Stadium”.

Ndonëse golat i shënoi portugezi, protagonisti i takimit ishte VAR-i, që fillimisht akordoi një penallti për Sampin, e shndërruar në gol nga Quagliarela dhe më pas anuloi një gol spektakolar të Saponarës, në minutën e 90’ të takimit.

Përsëritja në VAR konfirmoi se fantazisti i Sampit nisej në pozicion jashtë loje, në fillim të aksionit dhe pas pasimeve të shkëmbyera me Defrel, gju7ajti mrekullisht duke shënuar, por goli nuk vlejti, duke lënë në fuqi fitoren e bardhezinjve.

Kur janë luajtur gjysma e ndeshjeve të kampionatit, Juventusi vijon të jetë ende i pamposhtur, pasi numëron 17 fitore dhe vetëm dy barazime, duke shkuar në kuotën e 53 pikëve, nga 57 të mundshmet.