Jorida Tabaku me bizneset në Tiranë: Në 25 Prill bëjmë ndryshimin e madh

“Me programin ekonomik do fitojnë qytetarët”

Ish-deputetja Jorida Tabaku zhvilloi sot një takim me biznese të ndryshme në Tiranë për t’i njohur ata me programin e PD-së për të rritur ekonominë, përmes uljes së taksave, pullës fiskale që mban larg tatimorët dhe rritjes së konsumit.

Bizneset pohuan të gjithë se situata është shumë keq, njerëzit blejnë shumë pak, se nuk kanë lekë, pandemia i ka goditur keq, qeveria nuk i ka ndihmuar dhe mezi ia dalin. “Prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa, bën të mundur që biznesit të mos i bien në qafë tatimorët dhe pastaj pjesën tjetër e bën taksa.” – tha Jorida Tabaku gjatë takimit me bizneset.

Ndërsa ata kanë dhënë pëlqimin e tyre për programin ekonomik të PD-së, duke e cilësuar atë shpresëdhënës.

“Programi ka qëllim te fitoje individi, te fitoje ekonomia. Nuk mundet te fitoje Edi Rama dhe Arben Ahmetaj dhe 5 veta qe kanë mbrapa, duhet te fitojnë te gjithë shqiptarët. Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi qe te investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; takse e sheshtë edhe këtu. Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët. Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh.”, -shpjegoi Tabaku.