“Jorginho tek Arsenali? Jooo… ”, lojtari i Chelsea bën reagimin epik

Jorginho u transferua nga Chelsea tek Arsenali, lëvizje që i kapi të papërgatitur shumë tifozë, por jo vetëm.

Topçinjtë paguan 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit italian, i cili i bashkohet armatës së Artetës me misionin titull.

Arsenali po zhvillon një sezon fantastike, kryeson i vetëm Premier League dhe është në rrugën e duhur për të fituar kampionatin pas 19 vitesh.

Transferimi i Jorginhos ka surprizuar edhe Marc Cucurellan, tashmë ish-shoku i skuadrës te Chelsea.

Ky i fundit zgjodhi italo-brazilianin si futbollistin më inteligjent të Chelsea, por dikush i tregoi se 31-vjeçari kishte kaluar tek Arsenali.

“Seriozisht e keni? Tek Arsenali? Joo… ”, u shpreh mbrojtësi i majtë spanjoll i skuadrës së Graham Potter.