Joachim Loew mbetet trajner i Gjermanisë

Loew është në bankinën e Gjermanisë që nga viti 2006.

Sot në Frankfurt pas një takimi të shtabit të stafit teknik të tij dhe delegacionit të federatës është vendosur që Joachim Loew të mbetet trajner i kombëtares gjermane të futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) për të cilën Loew tha se, “Jam shumë falënderues për besimin që ma ofroi DFB. Andaj ndjej mbështetje dhe inkurajim të plotë, pa marrë parasysh kritikat e arsyeshme të rënies sonë të hershme nga Kampionati Botëror.

Tani dëshirojmë të rinovojmë kombëtaren. Sigurisht se për gjithçka nevojitet kohë, por do të jemi të gatshëm deri në fillimin e sezonit të kombëtares më 6 shtator”.

Loew është në bankinën e Gjermanisë që nga viti 2006. Gjermania me të në vitin 2014 u bë kampion botëror.