“Jo si maloke dhe as për të ngritur zërin…”, Imeraj: Procesi i vettingut mos të shndërrohet në gjueti shtrigash

Pas shkarkimit nga detyra si kryeprokurore, Elisabeta Imeraj gjatë deklaratës së saj tha se do të reagojë menjëherë dhe do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa bëri thirrje që procesi i vettingut të mos të shndërrohet në gjueti shtrigash.

Para gazetarëve, pas fjalës së avokatit të saj i cili tha se vendi jonë ka humbur një aset, Imeraj tha: Dhe për ta përmbyllur, jo si maloke, ju kërkoj ndjesë, as duke ngritur zërin, vlen festa ime për të marrë çdo dosje në procesin tim në KPA dhe KPK. Është e papranueshme për mua që ndodhem para fakteve me dokumente të falsifikuara.

Kush dhe pse ka qenë e nevojshme administrimi në dosjen time në shkallë të parë, kartela e pasurisë së Elisasbeta Imerajt. Imeraj ka zero pasuri në pronësi dhe bashkëpronësi. S’ka asnjë element që e kompromenton. S’mund të themi se jemi të përsosur në punën tonë, jemi munduar që të përsosemi gjatë viteve.

S’kemi bërë më shumë as më pak që të bëjmë detyrën, me vullnet dhe përgjegjshmëri. Do e konsideroj jo shumë të pranishme faktin jo emocionalisht të lidhur në raportin me shkarkimin, por procesi i vettingut mos të shndërrohet si gjueti shtrigash. Pasi dikush nuk do që Elisabeta Imeraj të jetë kryeprokurore.

“Jam e bindur, ashtu sikurse u premtova fëmijëve të mi,se e vërteta absolute gjithmonë triumfon”, përfundoi ajo.