“Je arrestuar 5 herë e ke dy emra”, Berisha nuk kursen batutat për kandidatin e PS në Has: Thuaji Ramës se jeni vëllezër siamezë. Ka dëshmitarë për…

Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk ka kursyer batutat në lidhje me kandidatin e PS në Has, ndërsa prezantonte kandidatin e opozitës për këtë bashki.

Berisha tha se kandidati i zgjedhur nga PS ishte një person i cili figuron me dy emra dhe se është arrestuar 5 herë.

Ai “këshilloi” kandidatin e mazhorancës që nëse kryeministri Rama i thotë diçka mbi të shkuarën e tij, ai të “mbrohet” me faktin se edhe Rama është arrestuar disa emra edhe figuron me emrat “Edi” dhe “Edvin”.

“Halit dhe Beqir, në politikën shqiptare ke vetëm një shok e je unik. Je dënuar e arrestuar 5 herë, në burg në Greqi, Slloveni, Vernicë e Durrës.

Këshilla ime është, nëse të thotë Rama ndonjë fjalë, thuaji, jemi vëllezër siamezë, sepse vërtetë jam i arrestuar në Greqi, kam dy emra, por edhe ti ke 2 emra, edhe Edi edhe Edvin.

Ti je arrestuar në Milano, në Mynih për vjedhjen e ushqimit në kampe, po deshe të sjell edhe dëshmitarë, je arrestuar në Milano se shisje ikona të vjedhura,

Nëse ka dy burra që i kanë provuar në politikë shqiptarë janë ata të dy”, ka deklaruar Berisha.