Java do të nisë me temperatura të ulëta, -4 gradë në zonat malore por dita-ditës do ketë rritje graduale të temperaturave më shumë në pjesën e dytë të javës.
Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se të shtunën në zonat malore temperaturat shkojnë në 0 minimalja dhe maksimalet 17 gradë.
Do ketë intervale të gjata me kthjellime dhe diell gjatë 24 orëshit. 10 ditëshi i parë i shkurtit me mot të qëndrueshëm, me temeratura më të larta se vlerat normale.