Java nis në të ‘kuqe’ – Regjistrohet sërish rënie për valutat kryesore!


Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie pas një rikuperimi të ndjeshëm që shënoi javën e kaluar teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 92.6 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Edhe monedha europiane ka pasur sërish zbritje të ndjeshme të kuotës krahasuar me javën që lame pasi është blerë këtë të hënë me 102.3 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë duke e nisur këtë javë negativisht.

Franga zvicerane ka pasur edhe ajo luhatje negative gjatë fundjavës pasi është blerë këtë mëngjes me 106 lekë dhe është shitur me 109.2 lekë duke humbur pikë të konsiderueshme nga java e kaluar.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai është prekur nga një rënie e ndjeshme e vlerës këtë fillim jave duke u blerë kështu me 118.5 lekë dhe duke u shitur me 120.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.