Java nis e ‘ngrysur’ për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi krahasuar me javën e kaluar ka regjistruar një rënie të lehtë këtë mëngjes duke u blerë sot me 106.8 lekë dhe duke u shitur me 108 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane blihet sot në vlera më të ulëta se java e kaluar prej 115.8 lekë dhe shitet me 116.6 lekë duke pësuar edhe ajo një rënie të kuotës mëngjesit e sotëm.

Paundi britanik edhe pse shfaqet i qëndrueshëm këtë të hënë ka pasur edhe ai një rënie të vlerë gjatë fundjavës duke u blerë sot me  130 lekë dhe duke u shitur me 132 lekë në raport me javën që lamë pas.

Franga zvicerane sakaq vijon edhe këtë fillim jave të humbasë pikë teksa është blerë me 114.6 lekë dhe është shitur me 115.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me javën që shkoi.

SCAN