Japonia në panik, 300,000 ushtarë rusë ndodhen shumë pranë kufirit

Rusia është duke zhvilluar në 40 vitet e fundit stërvitjen më të madhe ushtarake në brigjet e detit të Japonisë, në Slavyanka. Ku 300,000 trupa ushtarake, detare, tokësore dhe ajrore kanë ardhur për të zhvilluar për disa ditë stërvitjen.

Rusia është duke zhvilluar në 40 vitet e fundit stërvitjen më të madhe ushtarake në brigjet e detit të Japonisë, në Slavyanka.

Në Slavyanka 300,000 trupa ushtarake, detare, tokësore dhe ajrore kanë ardhur për të zhvilluar për disa ditë stërvitjen më të madhe ushtarake në Rusi, që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Mirëpo për zhvillimin e stërvitjes në Slavyanka është një provë force e Rusisë, pasi shumë pranë kësaj zone është vija kufitare tokësore me Kinën, por edhe me Korenë e Veriut, ndërsa në anën tjetër të bregut është Japonia, raporton TCh.

Por shqetësimi i Japonisë, nuk është vetëm një incident mes fqinjëve që mund të shkaktojë nisjen e luftës, por ngritja e kësaj baze të madhe ushtarake fare pranë ishujve Kuril, për të cilat Tokio ka pretendimet e veta territoriale.