Japonia në histori, mposht Kolumbinë që ndërlikon gjithçka

Konfirmohet Botërori i surprizave, Japonia fitore historike ndaj Kolumbisë

Rusi “2018” konfirmohet skuadra e surprizave, sepse i tillë ishte edhe rezultati përfundimtar i përballjes mes Kolumbisë dhe Japonisë në Grupin H.

Emra të tillë si Falcao, Cuadrado e James Rodriguez me shokë nuk arritën të merrnin qoftë një pikë përballë përfaqësueses aziatike, që diti të shfrytëzonte superioritetin numerik që nga minuta e 3-të, moment kur Sanchez u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali me dorë topin që po i drejtohej rrjetës, duke fituar në fund 1-2.

Momenti ndodhi që në minutën e 3’, kur Carlos Sancez prek me krah topin që po shkonte drejt portës dhe arbitri që i tregon kartonin e kuq.

Tre minuta më pas ishte Kagawa i Borussia Dortmund ai që zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Por ishte Kolumbia ekipi që bëri ligjin pas golit të pësuar, duke luajtur me shpirt gare dhe duke sulmuar me shumë forca.

Në pjesën e dytë trajnri i Kolumbisë Pekerman hodhi në fushë James Rodriguezin në vend të Quinteros, ndërsa në krahun tjetër Kagawa ia vendin një lojtari me shumë eksperiencë si Keisuke Honda.

Dominimi kolumbian pati kosto, sepse fizikisht në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Pekerman pësoi rënie të theksuar dhe Japonia përfitoi, duke krijuar lojë e raste, derisa Osako në minutën e 73-të siguroi fitoren e aziatikëve, që e kanë nisur me një fitore të madhe.

Pikërisht pas një krosimi të ish-futbollistit të Milanit nga këndi, Yuya Osako dëvijoi topin me kokë drejt rrjetës për golin e 1-2. Kolumbia tentoi gjithçka në minutat e fundit për të shmangur humbjen, por japonezët, falë edhe superioritetit numërik morën një fitore historike, që ishte e para përballë një skuadre latino-amerikane.

Ndeshja është në kuadër të Grupit H dhe pas kësaj fitore prinë Japonia me tri pikë, ndeshja tjetër e këtij grupit është ajo ndaj Polonisë dhe Senegalit. Përballja e ardhshme e Japonisë është ndaj Senegalit.