Japonia bashkohet me gjuetarët e balenave të Islandës dhe Norvegjisë

Balenat janë shumë të preferuara për mishin dhe dhjamin e tyre në disa vende nga gjuetarët komerciale, së fundmi edhe nga Japonia

Japonia është në shënjestër të kritikave nga mbarë bota për tërheqjen e saj nga një organizatë ndërkombëtare për balenat si dhe për vendimin e saj për të rifilluar gjuetinë komerciale të balenave, raporton Anadolu Agency (AA).

Tokioja njoftoi të mërkurën se do të largohet nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë (IWC) vitin e ardhshëm dhe do të rifillojë gjuetinë komerciale në ujërat e saj territoriale dhe zonën ekonomike ekskluzive duke filluar nga korriku.

Qeveritë e Australisë dhe Zelandës së Re ishin të parët që qortuan vendimin, duke i kërkuar Japonisë që të mos braktisë paktin.

Australia është “jashtëzakonisht e zhgënjyer” me vendimin e Japonisë, tha ministri i Jashtëm, Marise Payne.

Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, gjithashtu e dënoi veprimin duke thënë: “Gjuetia e balenave është një praktikë e vjetëruar dhe e panevojshme. Ne vazhdojmë të shpresojmë se Japonia do të rishqyrtojë përfundimisht qëndrimin e saj dhe do të ndalojë të gjithë gjuetarët e balenave në mënyrë që të avancojë mbrojtjen e ekosistemit të oqeanit”.

Greenpeace dënoi “tërheqjen tinëzare” të qeverisë japoneze nga IWC dhe shtoi:

“Deklarata sot nuk është në hap me bashkësinë ndërkombëtare, e lëre më mbrojtjen e mase të nevojshme për të ardhmen e oqeaneve tona dhe këtyre krijesave madhështore”.

“Qeveria e Japonisë duhet të veprojë me urgjencë për të ruajtur ekosistemet detare, në vend që të rifillojë gjahun komercial të balenave”, theksoi grupi.

SeaLegacy, një organizatë jo-fitimprurëse e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e oqeanit, përmes Twitter-it u shpreh: “Kjo është çmenduri, një lëvizje barbare që mund të kthejë prapa me dekada rikuperimin e specieve. Koha është që të gjithë të ngremë zërin dhe të ndalojmë #cetacean hunting for good”.

Përderisa është ekonomia më e madhe në botë për gjuetinë e balenave, Japonia nuk është aspak e vetmja në biznesin e gjuetisë së balenave.

Sot, tre vende të mëdha të gjuetisë së balenave – Japonia, Norvegjia dhe Islanda – kapin çdo vit qindra balena dhe gjitarë të tjerë ujorë.

Këto vende argumentojnë se gjuetia e balenave është një pjesë integrale e kulturës së tyre dhe ndonjëherë ishin kritike ndaj IWC-në për mos përfaqësimin e këtyre ndjeshmërive.

Japonia

Një vend anëtar i IWC që nga viti 1951, vazhdimisht ka qenë një përkrahës i zjarrtë i gjuetisë komerciale të balenave.

Pas një moratoriumi botëror të sponsorizuar nga SHBA për IWC në vitin 1986, Japonia ndërpreu veprimtaritë e saj të gjuetisë së balenave, duke zëvendësuar me “kërkime shkencore të balenave” në Antarktik.

Japonia kështu lejoi kapjen e vazhdueshme të gjitarëve detarë, duke i ekspozuar ato në raftet e tregjeve japoneze.

Në vitin 2017, Japonia kapi mbi 300 balena vetëm në Antarktik. Peshkatarët japonezë gjuajnë rreth dy herë më shumë nga viti në vit në pjesën veriprendimore të Oqeanin Paqësor dhe përgjatë brigjeve të tyre, sipas raporteve të medias.

Në takimin e fundit të IWC në Brazil në shtator të këtij viti, Tokio pranoi kritikat ndaj saj prej kohësh nga trupi ndërkombëtar me arsyetimin se “nuk është në gjendje të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm mbi funksionet e saj thelbësore”, pra, që fokusohet në mënyrë disproporcionale për ruajtjen e balenave dhe mos “sigurimin e qëndrueshëm të përdorimit të balenave” përmes kuotave komerciale të kapjes.

Norvegjia dhe Islanda

Anëtaret themeluese të IWC-së Norvegjia dhe Islanda kanë vazhduar praktikat e tyre në gjuetinë e balenave si pjesë e organizatës, në kundërshtim me moratoriumin e vitit 1986.

Që të dyja hodhën poshtë një përpjekje të ndërmarrë më herët gjatë këtij viti për të kaluar një deklaratë që do të vazhdonte moratoriumin, duke e prishur me pretekstin se ka “qëllime përçarëse”.

Këtë vit Norvegjia ka kapur të paktën 434 balena ndërsa Islanda kapi 81 balena, sipas Agjencisë për Hetime të Mjedisit, një OJQ me qendër në Britani të Madhe.

Në maj të vitit të kaluar, Norvegjia tërhoqi kritika ndërkombëtare duke ngritur kuotën e saj të gjuetisë komerciale të balenave në më shumë se 1,200 me afër 30 për qind.

Që të dyja, Islanda dhe Norvegjia mbështetën propozimin japonez për të reformuar IWC-në, duke bërë thirrje për themelimin e kuotave të gjuetisë komerciale të balenave të njohura ndërkombëtarisht me theks që IWC më shumë të jetë një trup rregullator sesa një organ ruajtjeje. Kuotat e krijuara nga të dyja këto vende ishin kontradiktore dhe sipas disa vlerësimeve, ato janë kundër ligjit ndërkombëtar.

Gjuetia e balenave të sanksionuara nga IWC, është e lejuar në vende të tjera, përfshirë SHBA-në, Rusinë dhe Grenlandën, si një burim ushqimi për popujt vendas të cilët tradicionalisht kanë jetuar nga këta gjitarë të mëdhenj.

Aktivistët gjithashtu promovojnë “gjuetinë e balenave” si një treg të ri i cili gjeneron të ardhura për vendin dhe mbron balenat.

IWC u formua në vitin 1946 sipas Konventës Ndërkombëtare për Rregullimin e Gjuetisë (ICRW), nënshkruar në Washington për qëllimin e deklaruar për të siguruar “ruajtjen dhe zhvillimin e duhur dhe efektiv” të rezervave të balenave anembanë globit.