Japoni, gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve humbin jetën 222 persona

Zyrtarët theksuan se janë zhdukur 30 persona. Në aksionet e shpëtimit në Hiroshima, Okayami dhe Ehimeu janë angazhuar më shumë se 70.000 persona

Zyrtarët theksuan se janë zhdukur 30 persona. Në aksionet e shpëtimit në Hiroshima, Okayami dhe Ehimeu janë angazhuar më shumë se 70.000 persona.

Gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës në Japoni së paku 222 persona kanë humbur jetën, njoftoi Agjencia Nacionale për Mbrojtje nga Katastrofat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “Japan Times” lajmëron se gjatë dy javëve të fundit në 31 prefektura janë regjistruar më shumë se 700 rrëshqitje.