Jahti më i madh në botë, ankorohet në Sarandë

Jahti më i madh në botë është ankoruar këtë fundjavë në gjirin e Sarandës.

Jahti më i madh në botë është ankoruar këtë fundjavë në gjirin e Sarandës.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim në instagram.

Rama shprehet se pak vite më parë, diçka e tillë as nuk imagjinohej. “Jahti më i madh në botë sot në gjirin e Sarandës. Deri pak vjet përpara as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë”, deklaron kryeministri.

Numri i jahteve dhe anijeve turistike që kanë hyrë në hapësirën detare të vendit tonë në 6 muajt e parë të këtij viti,  është rritur me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, treguesit më të lartë i mban Porti i Sarandës, ku deri tani kanë hyrë 276 jahte e veliera e 43 tragete turistike.

Ndërsa në Portin e Durrësit kanë hyrë 112 jahte, në atë të Vlorës 90 dhe në portin e Shëngjinit janë regjistruar 30 jahte e veliera./ATSH