Ja përse ju shfaqen reklamat në Facebook

Nën hapësirën e preferencave të reklamave, përdoruesit do të shohin se cila kompani të palëve të treta kanë ngarkuar listat dhe informacionet e tyre në Facebook.

Gjasat janë që një reklame rreth një produkti që nuk u intereson fare tu shfaqet në Facebook-un tuaj. Rrjeti social dëshiron tu japë më shumë qartësi përdoruesve rreth arsyes pse shohin disa reklama specifike.

Në të kaluarën përdoruesit mund të klikonin “Why am I seeing this ad?” por përgjigja ishte thuajse e pavlerë. Facebook ka vendosur të ndajë arsyetim më të detajuar si çfarë interesash tuaja përputhen me reklamën specifike.

Kompania do të zbulojë se nga i ka ardhur informacioni juaj si për shembull nëse ka vizituar një uebsajt apo pëlqyer një faqe.

Nën hapësirën e preferencave të reklamave, përdoruesit do të shohin se cila kompani të palëve të treta kanë ngarkuar listat dhe informacionet e tyre në Facebook.

Mbase më e rëndësishmja Facebook do ti ndihmojë përdoruesit duke u dhënë mundësinë të zgjidhin reklamat që duan të shohin në të ardhmen.

Politikat e reklamimit të Facebook janë një punë në proces e sipër dhe kompania ka punuar për të përmirësuar transparencën rreth tyre sidomos rreth reklamave politike. Në rastin më të keq reklamat në Facebook janë përdorur për të ndërhyrë në zgjedhjet e një vendi tjetër apo nxitur diskriminim. Të paktën sot përdoruesit kanë më shumë kontroll. /PCWorld Albanian