Ja përse duhet ti lini fëmijët të luajnë në diell 30 minuta në ditë

Një studim i ri zbulon se fëmijët të cilët shpenzojnë të paktën gjysmë ore në ditë në diell, kanë një sasi të reduktuar risku për zhvillimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve në periudhat e mëvonshme të jetës.

Ja një arsye përse duhet ti lini fëmijët në diell çdo ditë: një studim i ri zbulon se fëmijët të cilët shpenzojnë të paktën gjysmë ore në ditë në diell, kanë një sasi të reduktuar risku për zhvillimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve në periudhat e mëvonshme të jetës.

Sëmundjet inflamatore të zorrëve është emri për dy gjendje të dhimbshme gjatë jetës: colitis dhe sëmundja Crohn. Këto dy sëmundje mund të shkaktojë me miliona nëpër të gjithë botën.

Por kërkues nga Universiteti Kombëtar i Australisë kanë zbuluar se studimi i tyre mund të parandalojë shumë njerëz nga këto sëmundje.

Një profesor i universitetit në fjalë shprehet se qëndrimi i fëmijëve në diell për një periudhë kohe rreth 30 minuta, mund të ndryshojë jetën e tyre. /E Përditshmja