Izraeli rrit distancën e peshkimit në Gaza

Koordinatori i Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë në Territorin e Palestinës (COGAT) njoftoi se peshkimi për peshkatarët në Rripin e Gazës është rritur në 15 milje

Izraeli ka marrë vendim për rritjen në 15 milje detare distancën e peshkimit në Rripin e Gazës, të cilin e kishte ulur në 10 milje para disa ditësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë në Territorin e Palestinës (COGAT) e cila është aktive në tokat palestineze nën okupim, Kemil Ebu Rukn, në deklaratën me shkrim, njoftoi se peshkimi për peshkatarët në Rripin e Gazës është rritur në 15 milje.

Izraeli, duke u arsyetuar në “balonat me zjarr” që lëshohen nga Gaza në drejtim të pjesës izraelite dhe që kanë shkaktuar zjarre në rajon, më parë distancën e kishte ulur në 10 milje.

Sipas marrëveshjes mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës të arritur në Oslo në vitin 1993, palestinezët kanë të drejtë të lëvizin lirshëm deri në 20 milje. Por, Izraeli vazhdimisht pengon peshkatarët palestinezë duke shkelur këtë marrëveshje.

Sipas statistikave të Sindikatës së Peshkatarëve rreth 50 mijë njerëz në këtë rajon sigurojnë kafshatën e bukës nga 4.000 peshkatarë.

Izraeli që nga viti 2006 është duke e mbajtur nën rrethim nga toka, ajri dhe deti Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.