Izraeli kërcënon Nasrallahun: Vendstrehimi nuk do ta mbrojë atë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Informativ të Izraelit, Yisrael Katz kërcënoi Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Hizbullah në Liban, Hasan Nasrallah duke thënë: “vendstrehimi (i nëndheshëm) nuk do ta mbrojë atë”.

Në deklaratën e bërë në arabisht në llogarinë e tij në Twitter, Katz parashtroi se Nasrallah nuk i ka ndaluar sulmet kundër Kryeministrit të Izraelit, Binyamin Netanyahu dhe kërcënimet kundër Izraelit.

Ministri Izraelit mbrojti mendimin se sa më shumë përshkallëzohen shqetësimet e Nasrallahut, aq më shumë rritet mendjemadhësia (arroganca) e tij.

“Pas paralajmërimit të zotërinjve (patronëve) iranianë për mundësinë e një atentati, Nasrullah u detyrua të zbresë një kat më poshtë vendstrehimit ku ndodhet. Nëse vazhdon të sfidojë Izraelin, vendstrehimi nuk do të ketë asnjë dobi për atë”, shkroi Katz.

Izraeli pretendon se Hasan Nasrallah, me shqetësimin se do të bëhet atentat kundër tij, prej disa vitesh jeton në një vendstrehim.