Italia nuk gjen qetësi, veriu përmbytet nga shiu, jugu vijon të digjet

Italia duket se nuk po gjen qetësi për shkak të motit të keq. Këtë të hënë alarmi i kuq ka rënë në Lombardi, ndërsa ai portokalli është dëgjuar në 6 rajone të tjera. Mbrëmjen e djeshme një stuhi e fortë goditi Ligurinë.

Në Genova ranë 155 milimetra ujë. Përmbytje pati  në të gjithë qytetinnga stacioni Principe në zonat qendrore.

Shiu i dendur që ra në Milano shkaktoi disa përmbytje, por nuk raportohet për dëme. Autoritetet po monitorojnë lumenjtë Seveso dhe Lambro, të cilët arritën pragun e parë të kritikës. Rrëshqitjet e dheut në Saint-Andrè en Savoie ndërprenë edhe linjat hekurudhore me Francën.

Alarmi portokalli është në Friuli Venezia Giulia, Liguria, Bolzano, Toskana dhe Veneto. Paralajmërimi është i verdhë në Abruzzo, Campania, pjesë e Emilia-Romagna, Toscana, Veneto dhe Piemonte, në Lazio, pjesë e Molise, Provinca e Trentos, por edhe në Sardenja, në Umbria dhe në Valle d’ Aosta.

E ndërsa veriu po mbytet nga shiu, jugu po digjet. Aeroporti i Trapanit u mbyll për katër orë dje për shkak të zjarreve. Në Scopello, sërish për shkak të zjarreve, janë evakuuar 400 turistë.