Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën ‘Tota’, në Valmontone. Sipas mediave italiane bëhet me dije se shqiptari është gjetur i vdekur në dhomën e tij të gjumit dhe dyshohet se është vrarë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Trupi i shqiptarit është dërguar në morg për t’ju nënshtruar autopsisë.
Nuk bëhet ende i ditur identiteti i tij.