Itali bie numri i viktimave nga koronavirusi, 760 të vdekur në 24 orë

Në Pavia po eksperimentohet një mënyrë e re e trajtimit të pacientëve, plazmaterapia, që ka të bëjë me përdorimin e gjakut të të shëruarve.

Më shumë viktima se dje, por më pak persona të infektuar. Buletini i përditësuar në Itali flet për 760 viktima të tjera nga Covid-19, për një total prej 13 915 të vdekurish. Një ditë më herët ishin 727.

Rastet e reja janë 2477, gati 500 më pak në krahasim me ditën e mërkurë. Lombardia raporton një tjetër ditë pozitive, me ulje të numrit të viktimave dhe personave të infektuar. “Shifrat janë të qëndrueshme dhe po ndodh ajo që ekspertët tanë kanë parashikuar, domethënë rënia e rasteve”, tha guvernatori i Lombardisë, Atilo Fontana, transmeton A2News.

Megjithatë, ai paralajmëroi se ekziston rreziku që virusi të rikthehet në tetor e nëntor dhe se duhet të qëndrojnë të përgatitur.

Në Pavia po eksperimentohet një mënyrë e re e trajtimit të pacientëve, plazmaterapia, që ka të bëjë me përdorimin e gjakut të të shëruarve.

Shqetësuese mbeten humbjet mes bluzave të bardha, ndërsa 69 mjekë raportohen të jenë mes viktimave. Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi se masat kufizuese do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 13 prill.

“Nëse nuk do të respektojmë rregullat, të gjitha sakrificat do të kenë shkuar dëm”, tha Conte.