Ishte vjedhur në Turqi, sekuestrohet nga policia shqiptare mjeti lundrues

Mjeti turistik “LIBERTAS” me 3 shtetas ne bord (1 turk dhe 2 rusë) i cili vinte nga Korfuzi, ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.

Nga punonjësit e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit nisur edhe nga përbërja e ekuipazhit, u dyshua se ky mjet ishte i vjedhur, transmeton Top-Channel.

Për këtë arsye punonjësit e Policisë Kufitare të Sarandës kanë shkëmbyer informacion me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se këtë mjet, këta shtetas ia kishin vjedhur një shtetaseje turke.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë vendore të Sarandës dhe me Prokurorinë , shtetasi D. U, 47 vjeç nga Turqia, u ndalua  për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

U njoftua Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme.