Ishte shtruar te “Shefqet Ndroqi”, Bujar Nishani niset për kurim në Gjermani

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është dërguar mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar.

Sipas news 24 mësohet se Nishani është nisur drejt Gjermanisë, ku do të kurohet në një spital në Berlin.

Kujtojmë se Nishani u shtrua dje në spitalin “Shefqet Ndroqi” për t’u trajtuar për pneumoni bilaterale post Covid me insuficiencë respiratore, për shkak të kalimit të koronavirusit