Ishte duke punuar, rrëzohet nga çatia 42-vjeçari shqiptar në Itali, humb jetën në spital

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në San Giorgio Monferrato, Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka rënë nga çatia e një shtëpie në të cilën po punonte, duke marrë plagë të rënda e duke humbur jetën më pas në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa raportohet se 42-vjeçari ra nga një lartësi prej 5 metrash.