Ishte duke mbledhur bimë medicinale, 40-vjeçari shqiptar bie në gremë dhe humb jetën në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në Keratea, ku një 40 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.

Mediat greke bëjnë me dije se ai ndodhej në një mal për të mbledhur bimë medicinale , kur papritur një masiv shkëmbor është shkëputur duke e zënë poshtë, e më pas e ka rrokullisur atë drejt një greminë prej 20 metrash.

Ai ka qenë së bashku me dy persona të tjerë, të cilët kanë njoftuar ambulancën, por për fat të keq 40-vjeçari kishte humbur jetën në vend.