Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen me thikë të 68-vjeçarit Zef Paloka, nga një vajzë e moshës 21-vjeçare të cilën ky i fundit tentoi ta ngacmonte seksualisht.
Korrenspondenti, Teodor Gjerga, në një lidhje direkte për studion e Euronews Albania nga Shkodra, bëri me dije se 68-vjeçari e përndiqte prej kohësh vajzën 21-vjeçare.
Gjerga tha se autorja e plagosjes, Nikoleta Nikaj dhe 68-vjeçari janë fqinj me njëri tjetrin. Mbrëmjen e djeshme Palooka ka tentuar t’i afrohet, por është qëlluar menjëherë me thikë nga 21-vjeçarja, e cila mbante qrmën e ftohtë për shkak të frikës që i kishte shkaktuar i moshuari.
“Prej kohësh, 68 vjeçari, Zef Paloka, e ka përndjekur, e ka ngacmuar 21 vjeçaren, Nikoleta Nikaj, e cila ka qënë komshime 68 vjeçarin. Arsyeja që 21 vjeçarja ka lëvizur me armën e ftohtë, thikë, ka qënë për faktin e vetëmbrojtjes”- tha Gjerga.