Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Naço aktualisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Ende nuk dihen arsyet se përse Naço është paraqitur në SPAK, ndërkohë që priten më shumë detaje në orët në vijim.