Ish-kampi i Tepelenës, për çdo fëmijë të vdekur dhe të humbur u mboll një pemë

Për çdo fëmijë të vdekur në kampin e Tepelenës mbollëm një pemë, deklaroi sot kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

Për çdo fëmijë të vdekur në kampin e Tepelenës mbollëm një pemë, deklaroi sot kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

Sula vlerëson lart pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit.

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Sula publikon foto dhe diçiturat që flasin shumë.

“Të gjitha forcat politike me ish- të internuarit përkujtuan me nderim viktimat dhe si qindra familje u detyruan të jetonin për 4 vjet në pak m2 në kampin 6 Tepelenë. Për çdo fëmijë të vdekur dhe të humbur aty, u mboll një pemë, me kontribute nga bashkësia”, thekson Sula.

Po ashtu Sula poston foto të vendosura me diçitura: Mariza Konomi me Klora Merlikën. Përndjekja ndaj tepelenasve po aq e egër sa në gjithë Shqipërinë. Dosjet shfaqen për herë të parë, lista e të 3300 internuarve të Kampit të Tepelenës. Aplikon në AIDSSh për dosjen e vet që nuk e ka parë kurrë. AIDSSh ka themeluar platformën e dëshmisë “Edhe Muret Kanë Veshë”, ka përpunuar protokollin shkencor të mbledhjes së dëshmive dhe marrëveshjen e privacisë.

12 dëshmi disa orëshe janë mbledhur deri tani për kampin e Tepelenës, transkriptuar dhe janë gati për botim. Mbi 50 dëshmitarë të kohës do të dëshmojnë në muajt që vijnë.

SIMONI, EUGENI, SAITI, GJELA, KURTI, BARDHA, LEKA, … seria e profileve të ish-internuarve do të plotësohet me dhjetëra të tjera nga gjithë Shqipëria dhe portretet e tyre do zënë vend në muze-memorialin e Kampit të Tepelenës.

Kjo është dhoma shtrat ku mblidhej një familje, që jetoi kështu për 4 vjet.

Falenderime MEMO dhe Fatbardh Doko që e mundësuat.

Pantallonat e Gjon Tunxhit, qepur me fije floku…

Një pemë për çdo fëmijë që vdiq në kamp, blihet dhe dhurohet nga të pranishmit.

Të gjitha forcat politike dhe aktivistë ish-të përndjekur e antikomunistë nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për mënyrën si përballemi me të shkuarën, por biem dakord për nderimin e viktimave, mos-mohimin e vuajtjeve, dhe ngritjen e muzeut memorial të Kampit 6 në Tepelenë.

Të zhdukurit – misioni vazhdon.