Irani kritikon SHBA-të për “presion ndaj aleatëve”

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif deklaroi se SHBA-të për përfitim të privilegjeve nuk hezitojnë të zbatojnë presion madje as ndaj aleatëve

 Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif, deklaroi se SHBA-të për përfitim të privilegjeve nuk hezitojnë të zbatojnë presion madje as ndaj aleatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zarif i cili ndodhet në Ankara për kontakte zyrtare, në një deklaratë për agjencinë zyrtare të Iranit IRNA ka thënë se, “Amerikanët kanë treguar se nuk njohin kufij për zbatim të presionit dhe përfitim të privilegjeve. Madje, nuk i mbajtën larg prej këtyre presioneve as aleatët e tyre”.

Ai shtoi se aleatët e SHBA-ve si Turqia dhe vendet e Evropës, kanë arritur në përfundim se Qeveria e Washingtonit nuk është partner i besueshëm.

Duke e lavdëruar qëndrimin e Qeverisë së Turqisë dhe të presidentit Recep Tayyip Erdoğan kundër presioneve të zbatuara nga SHBA-të ndaj aleatit të saj Turqisë, Zarif tha se, “Edhe pse presionet e SHBA-ve ndaj disa shteteve kanë ndikime afatshkurtëra, këto do të shkaktojnë forcimin e marrëdhënieve mes këtyre shteteve”.