Irani godet një kamp të KDPI-së në Irak, 9 të vrarë

Forcat iraniane kanë sulmuar një kamp të Partisë Demokratike te Kurdistanit iranian (KDPI) e cila operon në kuadër të Administratës Rajonale Kurde të Irakut

 Forcat iraniane kanë sulmuar një kamp të Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian (KDPI) e cila operon në kuadër të Administratës Rajonale Kurde të Irakut, (ARK), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, gjatë një sulmi me raketë në mbledhjen e zhvilluar në kampin e KDPI-së, janë vrarë 9 persona të krahut ushtarak të KDPI-së, ndërsa janë plagosur të paktën 30 persona në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të lartë.

KDPI me anë të një deklarate duke konfirmuar sulmin në fjalë, tha se ka të vdekur dhe plagosur ndërsa nuk u dhanë informacione për numrin e viktimave.

Gjithashtu në deklaratë pretendohet se fluturaket pa pilot të Iranit të cilat ishin në rajon, kanë zhvilluar sulm intensiv ndaj kampit.

Ndërkohë pala iraniane ende ka dhënë deklarata në lidhje me sulmin.

KDPI e cila kundërshton Iranin që nga viti 1996 zhvillon aktivitetet e saj në kampet në qytetin Erbil. Që nga ajo kohë për herë të parë Irani ka kryer një sulm të kësaj madhësie.