Irani fiton, Maroku bën vetvrasje

Iranit i buzëqesh fati në fund, autogoli në kohën shtesë “fundos” Marokun

Irani ka befasuar Marokun në ndeshjen e tretë të Botërorit dhe të dytën e ditës së sotme, pasi e mposhti me rezultatin minimal 0-1. Sfida u vendos nga një autogol i Bouhhadouz në minutën e 94-t (autogoli i parë në Botëror), pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga iranianët.

Sfida ishte mjaft e luftuar në fushë, ndërsa Maroku ishte dukshëm dominues në kontrollin e topit, ndonëse asnjë nga skuadrat nuk arriti të krijojë aksione rrjedhëse e të rrezikshme.

Pas pushimit ndeshja ishte më e ekuilibruar. Kishte aksione nga të dyja krahët dhe ritmi i lojës mbeti i lartë.

E vetmja zhurmë që dëgjohej ishte ajo e lugëve, instrumente frymorë tradicionalë rus që do të jenë kolona zanore e Kupës së Botës.

Tre pikë të rëndësishme për Iranin, që megjithëse nuk ka shumë shpresa të avancojë në fazën e nokautit, të paktën e ka të sigurt se nuk do të dalë pa pikë nga ky kompeticion.

Ndërkohë ekipi që rrezikon të kthehet në shtëpi tani është Maroku, pasi e presin dy sfida të vështira ndaj Spanjës dhe Portugalisë.