Iran, rezervat e uraniumit arrijnë në 950 ton

Rezervat mjaftojnë që Irani të realizojë synimet e saj të kamotshme dhe kjo është 190 mijë pompa centrifugale për pasurimin e uraniumit

 Drejtori i Organizatës për Energji Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi deklaroi se pëpjekjet e vendit të tij për të blerë uranium rezultuan që rezervat e saj të arrijnë në 950 ton, transmeton Anadolu Agency (AA).

Salehi sot për televizionin shtetëror të Iranit tha se Irani ka imprtuar rreth 400 ton uranium që nga arritja e marrëveshjes me fuqitë e mëdha të botës në vitin 2015. Me këtë sasia e rezervave të uraniumit në Iran është rritur nga 500 në 900 dhe së fundmi në 950 ton.